Ndërlidhjet

Islandë: Nuk kalon ligji për kompensimin e Britanisë, Holandës


Presidenti i Islandës, Olafur Ragnar Grimson, ka refuzuar ta nënshkruaj ligjin për kompensimin e qeverive të Britanisë dhe Holandës lidhur me shkatërrimin e një banke lokale.

Presidenti Grimson kërkoi që për këtë masë kundërthënëse të vendoset në referendum.

Sipas këtij ligji, Islanda duhet të paguaj 3,8 milionë dollarë për Britaninë dhe 1,9 milionë dollarë për Holandën, për kompensimin e qytetarëve që humbën nga kollapsi i bankës Icesave.

Më se 61 mijë, prej 320 mijë banorëve sa ka gjithesj Islanda, e kanë kundërshtuar këtë ligj, i cili në Parlament ishte miratuar muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG