Ndërlidhjet

logo-print

Sofje: U vra autori i librit për mafinë


Autori i librit, që zbulon lidhjet e mafisë me bizneset, Boris “Bobi” Cankov, është vrarë sot, ka njoftuar ministria e brendshme e Bullgarisë.

Ish radio disk xhokeji Cankov, 30 vjeçar, u vra në qendër të kryeqytetit bullgar, Sofje. Dy truprojet e tij u plagosën gjatë këtij incidenti.

Ai ishte i njohur si i afërt me tregtarin famëkeq të drogës, Anton Miltenov, i cili ishte vrarë në vitin 2005.

Involvimi i të ndjerit Cankov me Miltenovin dhe figurat e tjera të nëntokës, ishte temë themelore e librit të tij “Sekretet e Gangsterëve”, që u publikua në nëntor të vitit 2009.

Boris Cankov, në vitin 2007, ishte i dënuar për disa mashtrime në radio stacione.
XS
SM
MD
LG