Ndërlidhjet

Irak: Gjatë vitit 2009 janë ekzekutuar 77 vetë


Kryesuesi i Këshillit gjyqësor suprem të Irakut, Mahdat al-Mahmud, tha se në këtë vend janë ekzekutuar 77 vetë të dënuar me vdekje në vitin 2009.

Ai theksoi se gjykata speciale për çëshrje të ndërlidhura me terrorizëm, ishte krijuar për të realizuar drejtësi të shpejtë në rastet e tilla.

Kjo deklaratë u bë pas një vendimi gjyqësor në qytetin irakian, Rusafa, aty kah fundi i dhjetorit, për të dënuar me vdekje tre vetë, për rolin e tyre në sulmet me bomba, nga të cilat u vranë 88 njerëz në qytetin verior, Taza, në qershor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG