Ndërlidhjet

Nigeria: Kërkohet heqja nga lista e SHBA-ve


Nigeria do të kërkoj nga Shtetet e Bashkuara për ta larguar atë nga lista e kontrollit terrorist të fluturimeve.

Ministri i drejtësisë i Nigerisë, Majkël Aondoaka, tha sot se ai beson se Uashingtoni “do ta shfuqizoj këtë vendim, pasi Nigeria nuk është shtet terrorist”.

Të dielën, autoritetet amerikane kanë paraqitur masa të reja të sigurisë për udhëtarët që fluturojnë për në Shtetet e Bashkuara nga 14 shtete.

Këto masa u ndërmorën pasi një shtetas i Nigerisë është akuzuar për përpjekje për ta hedhur në erë aeroplanin e udhëtarëve në Detroit në Ditën e Krishtlindjeve.
XS
SM
MD
LG