Ndërlidhjet

Australi: Përkundër skandaleve, Vuds ende i mirëpritur


Megjithqë, disa kompani të mëdha i kanë mbyllur raportet financiare me të, lojtari i golfit, Tajger Vuds, i goditur aktualisht nga skandalet, është i mirëseardhur në Australi, në çdo kohë.

Zyrtarët në shtetin Viktoria thonë se paraqitja e Tajger Vudsit në nëntor, në turneut Master Australia, i ka injektuar afro 34 milionë dollarë amerikanë në ekonimë shtetërore, nëpërmjet të shitjes së biletave, qëndrimit në hotele, në restorantte e të tjera, të njerëzve që ishin të pranishëm në këtë turne.

Lojtari numër një botëror i golfit, Tajger Vuds, është paguar 3 milionë dollarë amerikanë për pjesëmarrje në këtë turne, që ishte paraqitja e tij e fundit para se të shpallte tërheqje të pacaktuar nga golfi profesional, për shkak të skandaleve me aksidentin e veturës gjatë natës dhe zbulimit të lidhjeve të tij jashtëmartesore.

Për shkak të skandaleve, Tajger Vuds, i ka humbur sponzorët e tij kryesorë.
XS
SM
MD
LG