Ndërlidhjet

Zagreb: Mesiqi viziton Kosovën më 8 janar


Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, do ta vizitoj Kosovën më 8 janar, në vizitën e tij të fundit jashtë Kroacisë, para se t’i kaloj mandati muajin e ardhshëm, ka njoftuar zyra e tij.

Radios Evropa e Lirë i është konfirmuar se zoti Mesiq udhëton për në Prishtinë për të diskutuar “lidhjet bilaterale dhe situatën në rajon” me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Pritet që ai do të mbajë fjalim në Kuvendin e Kosovës dhe do t’i vizitoj ushtarët kroatë që veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Ai do ta marrë edhe mirënjohjen si Qytetar Nderi i Prishtinës.

Është paralajmëruar edhe takimi i tij me kroatët në Janjevë.

Mandati i presidentit të Kroacisë i kalon më 18 shkurt, pasi ka shëryber dy herë nga 5 vite.
XS
SM
MD
LG