Ndërlidhjet

Japoni: Vdes i mbijetuari i dy bombave bërthamore



Cutomu Jamaguçi, i cili i kishte mbijetuar dy shpërthimet bërthamore në fund të Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 93 vjeçare.

Jamaguçi ishte në një udhëtim zyrtar në Hiroshimë në 6 gusht 1945, kur shpërtheu bomba e parë bërthamore ndërsa ndodhej 3 km larg epiqendrës së shpërthimit.

Jamaguçi u plagos, dhe të nesërmen u dërgua me tren për në shtëpinë e tij nmë Nagasaki. Aty ishte në 9 gusht kur u hodh bomba e dytë bërthamore.

Vitin e kaluar, Jamaguçi u bë i njohur me titullin “hibakusha”, apo i mbijetuari i bombës bërthamore.

Ai ishte ndër njerëzit e paktë që kanë qenë të pranishëm në vendin e dy shpërthimeve dhe kanë mbetur gjallë.
XS
SM
MD
LG