Ndërlidhjet

Kanadaja vendos skanerë të trupit nëpër aeroporte



Qeveria kanadeze i ka udhëzuar aeroportet që të fillojnë të përdorin skanerët e trupit me kërkesë të qeverisë amerikane.

Njoftohet se skanerët do të përdoren vetëm për udhëtarët që do të fluturojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ministri i Shtetit, Rob Merrifield tha se 44 skanerë do të vihen në përdorim në aeroportet kanadeze.

Aeroporti i parë që do t’i përdorë do të jetë Toronto dhe Vankuveri, mikpritësi i Lojërave Olimpike Dimërore në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG