Ndërlidhjet

SHBA: Mbyllet aeroporti, por lëngu i dyshimtë del mjaltë



Në një aeroport të Kalifornisë u ndërpre trafiku ajror për shkak të një lëngu të dyshimtë në një valixhe.

Autoritetet pastaj mësuan se lëngu ishte vetëm mjaltë.

Zyrtarët thanë se shishet fillimisht dolën pozitive në testet për TNT, dhe dy nga rojet u sëmurën pasi u ekspozuan ndaj tyre. Më pas, kontrolli vërtetoi se përbërja nuk ishte e dëmshme.

Zyrtarët thanë se hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse në mjaltë ose në valixhe ka pasur ndonjë substancë tjetër që ka shkaktuar keqkuptimin.
XS
SM
MD
LG