Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Kishte informata për sulmin, por nuk u koordinuan



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se shërbimet amerikane të kundërzbulimit i kishin të gjitha informatat e nevojshme për ta parandaluar përpjekjen për sulmin në ditën e Krishtlindjeve në aeroplanin amerikan, por dështuan t’i bëjnë lidhjet e duhura për ta kuptuar rrezikun.

“E fundit është kjo: qeveria amerikane kishte mjaft informata që ta zbulonte dhe mundësisht ta prishte sulmin në Ditën e Krishtlindjeve, por komuniteti ynë i kundërzbulimit dështoi t’i lidhë këto pika, që do ta vinin të dyshuarin në listën e ndalim fluturimit. Me fjalë tjera, ky nuk është dështim i grumbullimit të informatave, por ishte dështim për t’i integruar dhe kuptuar informatat që tashmë i kishim”, tha Obama.

Ai e quajti këtë të papranueshme dhe tha se nuk do të tolerojë dështime të tilla.
XS
SM
MD
LG