Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: 5 policë vdesin në sulmin vetëvrasës në Dagestan



Një sulmues vetëvrasës sot ka vrarë të paktën pesë policë dhe plagosi më shumë se 10 të tjerë në republikën ruse të Dagestanit në Kaukazin Verior.

Mediat ruse raportuan se sulmuesi vetëvrasës e aktivizoi automjetin me eksploziv kur një makinë policie e ndaloi të ngasë para një stacioni policie në paralagjet e kryeqytetit Mahaçkalla.

Vitin e kaluar, republikat e Kaukazit Verior panë një valë sulmesh, që kishin në shënjestër policinë.
XS
SM
MD
LG