Ndërlidhjet

Ende nuk ka filluar hetimi i votave për Gjilanin



Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate në Prishtinë, procesi i hetimeve mbi votat e hedhura në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në Gjilan, nuk ka filluar ende.

Kjo për faktin se vëzhguesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë kundërshtuar këtë proces, duke e cilësuar atë si anti-kushtetues.

Gara në Gjilan zhvillohet midis dy partive politike në pushtet, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike.

Nga LDK-ja është kërkuar që edhe për Gjilanin, të respektohet vendimi i Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për të përsëritur votimet. Ky Komision pati rekomanduar rivotim në Gjilan, Prizren dhe Lipjan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërkaq ka miratuar rekomandimin për rivotim në Prizren e Lipjan, kurse për Gjilanin pati vendosur që fillimisht të ketë hetime dhe rinumërim votash, e pastaj të vendoset nëse do të ketë rivotim.

KQZ aktualisht është në takim për të shqyrtuar mundësitë e kësaj gjendjeje të krijuar.
XS
SM
MD
LG