Ndërlidhjet

Nis hetimi dhe rinumërimi i votave për Gjilanin


Pas një pezullimi disa orësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që hetimi dhe rinumërimi i votave për Gjilanin të bëhet edhe në mungesë të vëzhguesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këta të fundit kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë proces, duke e cilësuar si anti-kushtetues. Ata kanë kërkuar që edhe për Gjilanin, të respektohet vendimi i Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për të përsëritur votimet.

Ky Komision pati rekomanduar rivotim në Gjilan, Prizren dhe Lipjan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërkaq, kishte urdhëruar rivotim në Prizren e Lipjan, kurse për Gjilanin pati vendosur që fillimisht të ketë hetime dhe rinumërim votash, e pastaj të vendoset nëse do të ketë rivotim.

Në takimin e mbajtur sot, kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka hedhur poshtë mundësinë e pengimit të këtij procesi nga mosprania e vëzhguesve të LDK-së.

Gara në Gjilan zhvillohet midis dy partive politike në pushtet, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike.
XS
SM
MD
LG