Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Rritet numri i të vdekurve në Dagestan



Një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën 6 policë dhe plagosi më shumë se 10 në republikën ruse të Dagestanit në Kaukazin Verior.
Mediat ruse raportuan se sulmuesi vetëvrasës e aktivizoi automjetin me eksploziv kur një makinë policie e ndaloi para një stacioni policie në paralagjet e kryeqytetit Mahaçkalla.

Gjatë viteve të fundit republikat e Federatës Ruse në Kaukazin e Veriut kanë njohur rritje të sulmeve të tilla. Njohësit e situatës thonë se dhuna në rritje është rezultat i varfërisë, militantëve islamikë dhe metodave të ashpra të përdorura nga forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG