Ndërlidhjet

logo-print

Moti i ftohtë shkakton kaos në Evropë



Moti i ftohtë vazhdon të sundojë gjithë Evropën. Në qytetin norvegjez të Roeros temperaturat arritën deri në -41 gradë celcius.
Franca është mbuluar nga bora, derisa autoritetet në Hungari kërkuan nga popullsia të përdorë makinat sa më pak të jetë e mundur, që të mënjanohen aksidentet.

Në Britani ushtria po ndihmon në hapjen e rrugëve, pasi vendi po përballet me borën dhe ngricat më të ashpra që nga viti 1981. Njoftohet për mbylljen e shumë shkollave.

Shumë fluturime, thuajse në të gjitha vendet e Evropës kanë pësuar vonesa apo janë anulluar.

Njoftohet se Eurostar, kompania e trenave të shpejtë, ka anulluar udhëtimet e katër trenave, dy të linjës Paris-Londër dhe dy të tjera që lidhin Britaninë me Belgjikën.
XS
SM
MD
LG