Ndërlidhjet

Tiranë: Vazhdon gjendja e jashtëzakonshme nga rreshjet



“Jemi në situatë emergjence dhe përballemi me një katastrofë të mundshme”, tha kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, pas mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme të qeverisë.

Shqipëria po përballet me sasira shumë të mëdha rreshjesh, që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrezikojnë zona të tëra të banuara.

“Shiu po vazhdon për të dhjetën ditë dhe është detyra jonë të parandalojmë katastrofën. Këto zona duhet të evakuohen”, tha Berisha para gazetarëve.
Ushtria po merret me largimin e banorëve.

Një pjesë e banorëve të zonave të prekura, të cilët qeveria kërkon t’i evakuojë kanë kundërshtuar nga frika se mund të humbin shtëpitë apo pronat.
“Humbja edhe e një jete të vetme do të ishte peshë e rëndë për vendin. Është më kurajoze të gjenden rrugët për të tejkaluar situatën me mençuri”, tha Berisha para banorëve të zonave të goditura nga përmbytjet.

Sipas raporteve të fundit 3800 hektarë tokë janë nën ujë dhe 350 shtëpi janë përmbytur.
XS
SM
MD
LG