Ndërlidhjet

logo-print

Haveli proteston para ambasadës kineze



Ish presidenti çek, Vasllav Havel, peshkopi Vasllav Mali, ish disident gjatë regjimit komunist, dhe aktori Pavel Landovski protestuan para ambasadës së Kinës në Pragë.

Të tre ish disidentët shprehën kundërshtimin e tyre me dënimin prej 11 vitesh burg për disidentin kinez Liu Xiabao.
Xiabao u dënua për subversion ndaj shtetit.

“Kërkojmë nga presidenti dhe qeveria kineze të mos përsërisin atë që na ndodhi ne 33 vite më parë, të mos ndjekim dhe të mos persekutojnë aktivistët e të drejtave të njeriut, kërkesat e të cilëve mbrohen nga marrëveshjet ndërkombëtare”, tha presidenti Havel për gazetarët.
XS
SM
MD
LG