Ndërlidhjet

Kosova ndihmon Shqipërinë



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu zhvilloi sot biseda telefonike me homologun e tij në Tiranë Bamir Topin dhe kryeministrin Sali Berisha, të cilëve u shprehu shqetësimin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për përmbytjet e shkaktuara ditëve të fundit në disa rrethe të Shqipërisë.

Presidenti Sejdiu i informoi Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha se Kosova ka marrë vendim që të dërgojë në Shqipëri Njësitin e Kërkim - Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’u ndihmuar zonave të përmbytura.
XS
SM
MD
LG