Ndërlidhjet

logo-print

Përplasje mes egjiptianëve dhe palestinezëve



Rojet kufitare egjiptiane dhe civilë palestinezë janë përplasur në pikën kufitare në Gaza. Gjatë përleshjeve mbeti i vdekur një roje kufitare egjiptiane dhe u plagosën disa palestinezë.

Policia e Hamasit u përpoq të shpërndante turmën përmes të shtënave, derisa goditje me armë zjarri u dëgjuan dhe nga pala egjiptiane.

Dhuna e sotme ishte vazhdim i përplasjes së mbrëmshme mes aktivistëve ndërkombëtarë pro Gazës dhe forcave të sigurisë së Egjiptit. Këto të fundit nuk lejuan kalimin e një autokolone me ndihma që kishte si destinacion Gazën, që kontrollohet nga Hamasi.
XS
SM
MD
LG