Ndërlidhjet

OKB: Kryengritësit përgjegjës për 78% të vrasjeve të civilëve


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, tha se kryengritësit janë përgjegjës për 78 përqind të vrasjeve të civilëve në Afganistan.

Ai tha se komandantët e forcave ndërkombëtare kanë ndërmarrë masa “ekstreme për kujdes paraprak” që civilët të mos jenë viktima.

Ban Ki-mun, që mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Afganistanin, u tha gazetarëve se presidenti Hamid Karzai, në konferencën e Londrës më 28 të këtij muaji, duhet t’i paraqes programet e tij për marrjen e përgjegjësisë nga forcat ndërkombëtare brenda pesë viteve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG