Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi me bombë – 7 të vrarë


Raportohet se 7 vetë janë vrarë nga sulmet me bomba në provincën lindore Anbar të Irakut. Këto sulme me bomba, që qartazi ishin të koordinuara, për cak e kishin policinë në qytetin Hit.

Sulmuesit i kishin vënë bombat në katër shtëpi, që u takonin oficerëve lokalë të policisë.

Ndër të vrarët ishte edhe shefi i luftës anti terror në këtë qytet dhe disa policë të tjerë.

Shefi anti terror, Valid al-Hiti, ishte njëri nga liderët e fushatës kundër al-Kaidës në provincën Anbar, që ndihmoi në reduktimin dramatik të dhunës në këtë territor.
XS
SM
MD
LG