Ndërlidhjet

logo-print

Reshjet sjellin Shqipërinë në prag katastrofe


Pamje nga përmbytjet në një fshat në rrethin e Shkodrës, 7 janar 2010.

Pamje nga përmbytjet në një fshat në rrethin e Shkodrës, 7 janar 2010.

Reshjet e dendura, të cilat vazhdojnë për më shumë se një javë, kanë shkaktuar gjendje të rëndë në veriperëndim të Shqipërisë. Qarqet e Shkodrës dhe Lezhës janë më të goditurat nga moti i keq.



Shqipëria vazhdon të përballet me gjendje të jashtëzakonshme në një numër qarqesh, si pasojë e reshjeve të dendura, që kanë shkaktuar përmbytje masive.

Qarku i Shkodrës vazhdon të ballafaqohet me një nga situatat më kritike, për shkak të përmbytjeve që po zgjasin prej 7 ditësh. Situatë e vështirë është edhe në qarkun e Lezhës.

Sipas zyrtarëve për situata emergjente, janë përmbytur afro 8700 mijë hektarë tokë, ndërsa afro 2000 shtëpi gjenden nën ujë. Shtabi i Emergjencave bën të ditur se deri në orën katër të pasdites së sotme janë evakuuar 2691 banorë, kryesisht nga zonat e rrezikuara, si komuna e Dajçit.

“Largohuni nga zona e përmbytjes! Nuk mund të shmangim shkarkimin e liqeneve. Evakuohuni, dilni jashtë zonës së rrezikut. Argjinatura e Drinit funksionon, por nuk mund të rrihet kurrë bazuar në funksionim e saj
”, bëri thirrje gjate dites kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Zona e Dajçit, 7 janar 2010.
Apeli iu drejtohej banorëve të komunave të Dajçit, Bushatit dhe Anë së Malit.

Komisioni ndërministror raporton se është siguruar shërbimi mjekësor për të gjithë banorët e zonave të prekura. Ministria e Brendshme njofton se NATO-ja i ka bërë të ditur vendeve anëtare kërkesën për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar gjendjen e rëndë.

Situatën e vështirësojnë edhe më tepër reshjet e shiut, që vazhduan edhe gjatë natës së kaluar.

Në Hidrocentralin e Fierzës janë rritur prurjet dhe kjo ka shtuar alarmin për përmbytje të reja. Kufiri maksimal i lejuar është 290 metra, ndërsa niveli i ujit në Fierzë ishte raportuar të ketë arritur në 293,1 metër.

Ekspertët vlerësojnë se kjo është rritje kritike e nivelit të ujit.

Situata në Kaskadën e Drinit po përkeqësohet. Sipas të dhënave më të fundit të Komitetit Ndërministror të Emergjencës, sot prurjet në Kaskadën e Drinit janë dyfishuar, krahasuar me një ditë më parë, duke arritur në 1650 metër kub ujë në sekondë.

Ministria e Energjitikës po kërkon ndihmën e ekspertëve tël huaj për të analizuar dhe marrë vendime lidhur me situatën hidrike në vend.

Kryeministri Berisha informoi se po dyfishohet prania e ushtrisë, policisë në mbështetje të popullatës. (I.B.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG