Ndërlidhjet

Irani e Iraku diskutojnë vijën kufitare



Irani dhe Iraku do të zhvillojnë takime rreth mosmarrëveshjeve për vijën kufitare. Takimet e para do të zhvillohen brenda disa javësh dhe do të pasohen nga takime të tjera, që do të përcaktojnë vijën kufitare tokësore dhe detare mes dy vendeve.

Informacionet u bënë publike në Bagdad nga ministri i jashtëm i Iranit, Mançur Motaki.

Motaki po diskuton me autoritetet irakiane çështjet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë si dhe problemet për përcaktimin e kufirit.
XS
SM
MD
LG