Ndërlidhjet

logo-print

Sana: Sulmuesi nigerian ishte takuar me klerikun militant



Umar Faruk Abdulmutallab, nigeriani që ishte autor i sulmit të dështuar kundër aeroplanit amerikan në ditën e Krishtlindjeve, është takuar në Jemen me klerikun Anuar al Aulaki. Lajmi konfirmohet nga autoritetet jemenite.

Al Aulaki kishte lidhje me personin që qëlloi për vdekje 13 persona në bazën ushtarake të Fort Diksit në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë pritet të publikojë gjatë ditës një raport rreth sulmit të 25 dhjetorit në aeroplanin e linjës Amsterdam-Detroit.
XS
SM
MD
LG