Ndërlidhjet

Prishtinë: Tadiq – në liturgjinë në Manastirin e Deçanit


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, gjatë paraditës mori pjesë në liturgjinë në Manastirin e Deçanit, me rastin e shënimit të Krishtlindjeve Ortodokse.

Në këtë liturgji kanë marrë pjesë afro 150 besimtarë nga Kosova dhe ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq.

Boris Tadiq arriti në Deçan me lejen e qeverisë së Kosovës.

Partitë opozitare e kanë kritikuar qeverinë e Kosovës për vizitën e presidentit Tadiq.
XS
SM
MD
LG