Ndërlidhjet

BE-ja e ndarë për skanerat në aeroporte



Vendet evropiane janë thellësisht të ndara lidhur me përdorimin e skanerave të trupit në aeroporte. Italia iu bashkua gjatë ditës Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Hollandës në planet për instalimin nëpër aeroporte të skanerave për gjithë trupin.

Belgjika i ka cilësuar masa të tilla si “të tepruara”, kurse Spanja ka shprehur dyshime rreth nevojës së përdorimit të paisjeve të kësaj natyre. Gjermania dhe Franca nuk janë shprehur lidhur me këtë problem.

Vendosja e skanerave për të gjithë trupin nëpër aeroporte u ngrit sërish si çështje pas sulmit të dështuar në linjën Amsterdam-Detroit në 25 dhjetorin e 2009.
XS
SM
MD
LG