Ndërlidhjet

logo-print

I ftohti rrezikon të paralizojë Evropën



Evropa vazhdon të përballet me rreshje të dendura dëbore dhe me mot me ngrica, që ka shkaktuar mbylljen e shkollave, anullimin e fluturimeve apo udhëtimeve me tren.

Kompania easyJet raporton se ka anuluar 80 fluturime si pasojë e motit të keq. Edhe aeroportet në Paris kanë informuar për vonesa në fluturime. Kompania e trenave të shpejtë Eurostar ka anuluar sërish udhëtimet mes Britanisë e Francës dhe Britanisë e Belgjikës për shkak të motit.

Në Oslo të Norvegjisë sot janë anulluar udhëtimet me autobus të transportit publik për shkak të rreshjeve të dendura të dëborës.
XS
SM
MD
LG