Ndërlidhjet

Sllovaki: Dorëheqje pas incidentit në aeroport



Ministri i Brendshëm i Sllovakisë ka pranuar dorëheqjen e zyrtarit më të lartë të policisë në vend pas incidentit të sigurisë në aeroport.

Zyrtarët sllovakë pranuan se një provë e tyre e sigurisë në aeroporte morri drejtim të gabuar duke bërë që një pasagjer, pa dijeninë e tij, të transportonte eksploziv në bagazhet tij nga Bratisllava në Dublin.

Policia kishte futur materiale shpërthyese në bagazhet e disa udhëtarëve për të parë efikasitetin e kontrolleve në aeroporte. Një nga valixhet ku qe futur eksplozivi kaloi pa u diktuar nga autoritetet dhe policia humbi kontrollin mbi valixhen.

Incidenti tronditi autoritetet e aviacionit në botë e në veçanti zemëroi policinë irlandeze, që burgosi për disa orë elektriçistin sllovak.
XS
SM
MD
LG