Ndërlidhjet

Prishtinë: Presidenti kroat, Stipe Mesiq, viziton Kosovën


Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, sot arrinë për vizitë zyrtare në Kosovë, në udhëtimin e tij të fundit jashtë Kroacisë, para se t’i kaloj mandati muajin e ardhshëm. Pritet që ai të takohet me zyrtarët më të lartë dhe të mbajë fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë vizitës së sotme njëditëshe, presidenti Mesiq, do t’i vizitoj ushtarët kroatë, që veprojnë në kuadër të KFOR-it dhe do të takohet me kroatët në Janjevë.

Ai do ta marrë edhe mirënjohjen Qytetar Nderi i Prishtinës.

Mandati i presidentit i kalon më 18 shkurt, pasi ka shëryber dy herë nga 5 vite.
XS
SM
MD
LG