Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Të ndërmerren masa të reja të sigurisë


Për të dytën herë brenda tri ditësh, presidenti amerikan, Barak Obama, u angazhua për nevojën që të mësohet nga gabimet dhe të bëhen përmirësime në masat e sigurisë. Këto komente u bënë pas gabimeve që i mundësuan një personi nga Nigeria, që ishte në listën e terrorit të Shteteve të Bashkuara, që të udhëtoj në aeroplan në linjën Amsterdam – Detroit, në Ditën e Krishtlindjeve, me materje eksploduese në trupin e tij.

Presidenti Obama tha se do të ndërmerren masat e reja, përfshirë edhe kontrollin më të ashpër të udhëtarëve me skenerë dhe do të zgjerohet lista e terroristëve.

Ai theksoi se nuk do të kërkoj prej askujt dorëheqje, sepse dështimi në Ditën e Krishlindjeve ishte “sistemor”.

Zoti Obama theksoi se rrjeti terrorist al-Kaida, që ishte i ndërlidhur me përpjekjen për sulm në aeroplan, ka një “viziton të falimentuar”:


- Ne duhet të komunikojmë qartazi me myslimanët në mbarë botën, se al-Kaida nuk ofron asgjë përveç një vizioni të falimentuar të mjerimit dhe vrasjes, përfshirë edhe vrasjen e vetë myslimanëve, ndërsa Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ata që synojnë drejtësi dhe progres. Për ta avancuar këtë progres, ne synojmë fillime të reja me komunitetet myslimane në mbarë botën, tha presidenti Barak Obama dhe theksoi se vizioni i Shteteve të Bashkuarta është shumë më i fuqishëm se “urrejtja e ekstremistëve të dhunshëm”.
XS
SM
MD
LG