Ndërlidhjet

SHBA: I dyshuari për terrorizëm – para gjyqit


Shtetasi i Nigerisë, Umar Faruk Abdulmutallab, i dyshuar se ka pasur për qëllim aktivizimin e eksplozivit në aeroplanin nga Amsterdami në Detroit, do të paraqitet sot para gjykatës federale në Detroit.

Ai është i akuzuar për përpjekje për vrasje dhe përpjekje për përdorim të armatimit për shkatërrim në masë.

Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Aksionet e tij kanë shkaktuar ndërmarrjen e masave më të ashpra të udhëtarëve për në Shtetet e Bashkuara.

Një grup i liderëve myslimanë planifikojnë të mbajnë një tubim para gjykatës në Detroit, për t'i protestuar aksionet e të akuzuarit për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG