Ndërlidhjet

Pentagoni: Gejts, së paku deri në fund të këtij viti


Zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Morell, tha se sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, do të mbetet në postin e tij së paku deri në fund të vitit 2010.

Zëdhënësi Morell tha se Gejtsi dhe presidenti Obama, janë pajtuar në muajin dhjetor, që ai të vazhdoj punën e tij si sekretar i mbrojtjes, gjatë vitit 2010.

Zoti Gejts ishte nominuar nga ish presidenti Xhorxh Bush, por presidenti Obama, ishte në favor të mbetjes së tij në këtë post.

Mandati i sekretarit Gejts, nuk ishte i definuar qartë nga administrata Obama.
XS
SM
MD
LG