Ndërlidhjet

Prishtinë: Vazhdon procesi i numërimit për Gjilanin


Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë Kosovë, ka vazhduar procesi i rinumërimit të votave për kryetar të komunës së Gjilanit.

Zyrtarë nga QNR-ja, kanë bërë të ditur se pas një dite pushimi, procesi ka vazhduar dhe ai po përcillet nga vëzhguesit e PDK-së dhe të LDK-së.

Në ditën e parë të hetimit dhe rinumërimit të votave ishin numëruar 57 nga 127 vendvotime. Varësisht nga rezultatet, që do të dalin nga ky proces, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë nëse në Gjilan do të ketë rivotim.
XS
SM
MD
LG