Ndërlidhjet

logo-print

Ficxherald: Strukturat paralele paraqesin kërcënim për Kosovën


"Të gjitha shkeljet e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit i shohim si kërcënim për sigurinë. Meqë institucionet paralele nuk pranohen me këtë rezolutë, ne jemi të shqetësuar për to", ka thënë komandant i Forcave të Përbashkëta në Napoli, admirali Mark Ficxherald në Prishtinë, duke komentuar funksionimin e strukturave paralele të Serbisë në veri të Kosovës.

Këto komente ai i ka bërë në konferencën e përbashkët për media me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler.

Admirali amerikan ka theksuar se KFOR-i është i gatshëm të reagojë ndaj çfarëdo kërcënimi për të garantuar një ambient të qetë.
XS
SM
MD
LG