Ndërlidhjet

Iran: Plumba në automjetin e liderit të opozitës Karubi



Një faqe interneti e opozitës iraniane tha se automjeti i liderit të opozitës Mehdi Karubi është qëlluar me plumba gjatë demonstratave proqeveritare.
Raporti i faqes “Sahamnews” thotë se Karubi nuk është lënduar.

Raportohet se të shtënat kanë ndodhur kur Karubi po dilte nga një ndërtesë në qytetin verior Kazvin, ku kishte marrë pjesë në një ceremoni mortore për protestuesit.

Në raport më tej thuhet se rreth 500 njerëz gjithashtu e kishin sulmuar ndërtesën me gurë, dhe se disa demonstrantë proqeveritarë mund të kenë qenë të armatosur.

Policia më në fund ka ndërhyrë për ta nxjerrë Karubin nga ndërtesa, por automjeti i tij i blinduar është qëlluar me plumba teksa po largohej.
XS
SM
MD
LG