Ndërlidhjet

Imigrantët protestojnë pasi u sulmuan në jug të Italisë


Raporte për arrestime dhe plagosje kanë ardhur nga një qytet jugor i Italisë, ku mbrëmë qindra imigrantë protestuan pasi dy syresh u qëlluan nga një bandë lokale.

Protestuesit, shumica nga vendet e Afrikës, i hodhën gurë policisë, u vunë zjarrin automjeteve dhe i thyen vitrinat e shitoreve në qytetin Rosarno në rajonin e Kalabrisë.

Njoftohet se dy viktimat u qëlluan nga disa të rinj kur imigrantët po ktheheshin nga puna në një fermë.

Dy imigrantët janë plagosur nga armët e zjarrit.

Rreth 1.500 imigrantë punojnë në fermat lokale në rajon, duke jetuar në kushte të mjerueshme.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se imigrantët po eksploatohen nga grupet e organizuara kriminale.
XS
SM
MD
LG