Ndërlidhjet

Shkodër: Mbi 10 mijë hektarë nën ujë, përmbyten 2110 shtëpi



Situata në qarkun e Shkodrës bëhet gjithnjë e më kritike. Lumi Buna është fryrë dhe uji tashmë po vërshon brenda në qytetin e Shkodres. Sipërfaqet nën ujë vazhdojnë të rriten.

Nga një informacion i ministrisë së Brendshme gjatë natës janë përmbytur mbi 1000 hektarë tokë të tjera.

Informacionet më të fundit të Qendrës së Bashkuar Operacionale të Komitetit ndërministror flasin për 10.170 hektarë tokë të përmbytur në zonën e nën Shkodrës, 3.752 persona të evakuar dhe 2.110 shtëpi të përmbytura.

Zonat më problematike mbesin komunat Dajc, Ana e Malit dhe Guri i Zi.

Ministria e Transporteve njoftoi se rruga Tiranë-Shkodër është e hapur për trafikun e makinave të mëdha, ndërsa automjetet e vogla kalojnë duhet të shfrytëzojnë rrugë dytësore.
XS
SM
MD
LG