Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: Zbret aeroplani i parë nga Gjeorgjia që nga lufta e 2008-ës



Një aeroplan çarter i kompanisë ajrore të Gjeorgjisë me 85 udhëtarë në bord, mbërriti sot nga Tbilisi në Moskë, në fluturimin e parë të këtij lloji pas luftës së gushtit 2008.

Zëdhënësja e administratës së transportit të Gjeorgjisë tha se ende nuk kanë filluar diskutimet e qeverive për rifillimin e linjave të rregullta midis dy vendeve.

Rusia i ndërpreu fluturimet në gusht 2008, kur trupat e saj hynë në Osetinë e Jugut, pas përpjekjes së Gjeorgjisë për ta rimarrë me forcë rajonin separatist.
Prej atëherë, Rusia i ka njohur si shtete të pavarura dy rajonet separatiste, Osetinë e Jugut dhe Abhazinë.
XS
SM
MD
LG