Ndërlidhjet

Në Britani regjistrohen -22 gradë Celzius



Në një rrafshnaltë në Skoci në Britaninë e Madhe është shënuar temperatura prej -22 gradë Celzius.

Njoftohet se në fshatin Altnahar, ku u regjistrua ky i ftohtë polar, trafiku është në kollaps, ndërsa shkollat janë mbyllur.

Të enjten në Britani u mbyllën aeroportet dhe u bllokuan rrugët, trenat u vonuan shumë, ndërkohë që trashësia e borës në disa vende arriti deri në 50 cm.

Britaninë e Madhe e ka goditur vala më e ftohtë që nga viti 1981, kurse sinoptikët parashikojnë që moti i këtillë të vazhdojë edhe gjatë javës që vjen.
XS
SM
MD
LG