Ndërlidhjet

Franca i redukton trupat në Kosovë, i mban në Afganistan



Franca sot i reduktoi trupat e saj në Kosovë nga 1.300 në 800 si pjesë e riorganizimit të forcave ndërkombëtare, njoftoi Associated Press.

Ndërkohë, duke e mbrojtur praninë e trupave franceze në Afganistan, presidenti Nikolas Sarkozi ka thënë se tash nuk është koha për tërheqje.

“Ne duhe të vazhdojmë t’i ndihmojmë afganët deri sa ata të jenë në gjendje ta sigurojnë sigurinë dhe zhvillimin e tyre”, ka thënë Sarkozi, për të shtuar se kushtet për tërheqjen etrupave “ende nuk janë plotësuar”.
XS
SM
MD
LG