Ndërlidhjet

Ekspertë nga BE-ja në ndihmë Shqipërisë



Bashkimi Evropian i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Tiranës për të dërguar një grup ekspertësh në Shqipëri.

Dje autoritetet shqiptare iu drejtuan ndërkombëtarëve të ndihmojnë qeverinë në përballimin e situatës së shkaktuar nga përmbytjet e mëdha në qarkun e Shkodrës.

Në njoftimin e ambasadës së Gjermanisë në Tiranë thuhet se autoritetet gjermane janë në kontakt të ngushtë me qeverinë shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare që koordinojnë ndihmën dhe mbështetjen për Shqipërinë.
XS
SM
MD
LG