Ndërlidhjet

Firma tajvaneze ka dërguar pjesë për përdorime bërthamore në Iran



Një firmë nga Tajvani pranoi sot se ka transportuar në Iran pjesë, që mund të përdoren për ndërtimin e armëve bërthamore.

Dërgesat e tilla përbëjnë shkelje të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit.

Stiven Lin nga kompania Hsinchu, tha se se dërgesat me transduktorë, të cilët e transformojnë shtypjen në sinjale elektrike, janë dërguar me kërkesë të një firme kineze.

Transduktorët kanë përdorime të shumta, përfshirë matjen precize e cila nevoitet gjatë prodhimit të armëve me uranium.

Lin mohoi të tregojë emrin e firmës kineze, por tha se kërkesa është bërë në fillim të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG