Ndërlidhjet

Jushçenko: Anëtarësimi në NATO kyç për demokracinë e Ukrainës



Presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko i tha Radios Evropa e Lirë se vendi i tij rrezikon të humbë demokracinë nëse dështon të anëtarësohet në NATO.

“Nëse Ukraina nuk e përsërit përgjigjen e polakëve, çekëve, sllovakëve, bullgarëve, lituanezëve, dhe të tjerëve, pra, nëse nuk përgjigjemi si një shtet, atëherë nuk do të kemi pavarësi. Ne do ta humbim demokracinë tonë”, tha Jushçenko.

Vërejtjet e tij u bënë pasi Viktor Janukoviç, kandidat në zgjedhjet presidenciale në 17 janar, u zotua ta mbajë Ukrainën jashtë NATO-s nëse do të zgjedhet president.

Jushçenko, i cili do të rikandidohet në zgjedhjet, gjithashtu i tha Radios Evropa e Lirë se i ka sjellë vendit të tij “atë që i duhet”, dhe se ukrainasit duhet ta kuptojnë këtë, nëqoftëse nuk duan të kalojnë edhe 15-20 vjet të tjera me Janukoviçin dhe Timoshenkon, nën projektin e Kremlinit.
XS
SM
MD
LG