Ndërlidhjet

Gjakova hap dyert për shkodranët



Me nismën e një grupi të qytetarëve të Gjakovës, ky qytet ka ofruar mikpritje për 200 familje të goditura nga vërshimet në qarkun e Shkodrës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se grupi qytetarëve që e ndërmori këtë nismë, por edhe i gjithë qyteti, është i gatshëm për të ofruar gjithë ndihmën e mundshme për rajonet e goditura në veri të Shqipëri.

Dje, komuna e Gjakovës ndau 10 mijë euro për të goditurit nga përmbytjet në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG