Ndërlidhjet

Medvedev zotohet t’i ‘eliminojë’ militantët në Kaukazin Verior



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev u zotua sot se do t’i fshijë “banditët” në rajonet e ntrazuara të Rusië, pasi një sulmues vetëvrasës vrau shtatë oficerë policie në republikën autonome të Dagestanit.

Në komentet e publikuara në faqen zyrtare të presidencës, Medvedev citohet t’i ketë thënë kreut të Shërbimit të Sigurisë, FSB, si vijon: “Sa i përket banditëve, ..Ata thjesht duhet të eliminohen”.

Rusia përballet me kryengritje islamiste në rritje në rajonin e Kaukazit Verior, veçanërisht në Çeçeni, Dagestan dhe Ingusheti.
XS
SM
MD
LG