Ndërlidhjet

Spanja kërkon angazhim të BE-së me Kubën



Kryeministri i Spanjës Hoze Luis Zapatero tha se Bashkimi Evropian duhet të jetë i hapur për dialog me Kubën.

Kryeministri bëri thirrje për qasje të re ndaj ujdhesës komuniste në konferencën për shtyp pas inaugurimit formal të Spanjës si kryesuese e radhës e BE-së.

Politika aktuale e BE-së ndaj Kubës e ka parakusht për dialogun përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe reformat politike.

Zyrtarët spanjolë kanë thënë se ata besojnë në qasje më aktive, por Zapatero sot tha se Kuba nuk është “prioritet” për Evropën sa sa që është për Spanjën.
XS
SM
MD
LG