Ndërlidhjet

Pakistan: Katër të vrarë nga sulmi i aeroplanit amerikan


Nga një sulm i dyshuar i aeroplanit të Shteteve të Bashkuara pa ekuipazh, në rajonion e Vaziristanit Verior në Pakistan, janë vrarë katër vetë.

Ky ishte sulmi i gjashtë i këtillë në rajonin kufitar të Pakistanit me Afganistanin, prej se nga një sulm vetëvrasës u vranë shtatë punonjës të CIA-s, në një bazë afër kufirit afgano – pakistanez, më 30 dhjetor.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë komente lidhur me sulmet ose caqet e tyre.
XS
SM
MD
LG