Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës ndan 200 mijë euro ndihmë për Shqipërinë


Pamje nga vërshimet në fshatin Dajç
Pamje nga vërshimet në fshatin Dajç

Kosova do ta ndihmojë Shqipërinë në përballimin e gjendjes së rëndë pas vërshimeve të ditëve të fundit me një shumë fillestare prej 200 mijë eurosh. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.


Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 200 mijë eurosh ndihmë për zonat e goditura nga vërshimet në Shqipëri.

Njëherësh, kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar që ministri i Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujota, të urdhërojë edhe dërgimin e një numri shtesë të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët do t’u shkojnë në ndihmë ekipeve të shpëtimit dhe emergjencës në Shqipëri.
Aktualisht, janë 15 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë dërguar në zonat e goditura.

Kryeministri Thaçi ka thënë se ndihma e Kosovës për Shqipërinë duhet të jetë e menjëhershme, në mënyrë që të ndihmohet shteti shqiptar për tejkalimin e gjendjes së rëndë.
“Janë ndërmarrë masa për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe grupeve të zjarrfikësve të Kosovës, të cilët tashmë janë atje”.

“Kemi menduar që sot, paraprakisht, si ndihmë fillestare të ndahen 200 mijë euro për përballimin e gjendjes, por do të jemi të gatshëm edhe për ndihma edhe më të mëdha, varësisht situatës”,
ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG