Ndërlidhjet

Kina: SHBA të mos i shesin raketa Tajvanit


Kina ka kërkuar sot nga Shtetet e Bashkuara, që t’i anuloj planet për shitjen e pajisjeve raketore në Tajvan, duke thënë se në këtë mënyrë dhunohet siguria e Kinës dhe dobësohen lidhjet ushtarake ndërmjet Pekinit e Uashingtonit.

Zëvendës ministri i jashtëm kinez, He Yafei, u tha mediave lokale, se Tajvani është “çështja më e rëndësishme dhe e ndjeshme në marrëdhëniet kinezo – amerikane”.

Gjatë kësaj jave, një zyrtar amerikan në Tajpei, tha se Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar shitjen e pajisjeve raketore Patriot për Tajvanin, para një viti.

Tajvani dhe Kina kanë një histori të raporteve të tensionuara.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të saj dhe është kërcënuar se do ta përdorë forcën me qëllim që ta kthejë atë në përbërje të saj.
XS
SM
MD
LG