Ndërlidhjet

Kabul: Karzai e ka paraqitur listën e dytë të kabinetit


Presidenti i Afganitsanit, Hamid Karzai, ka paraqitur listën e dytë të përbërjes së kabinietit të ri.

Zëvendës presidenti i dytë, Karim Khalili, e ka shpallur listën e kandidatëve për poste ministrore, prej të cilëve shumica janë zëvendësime të atyre që janë refuzuar nga Parlamenti herën e parë.

Refuzimi i 17 prej 24 kandidatëve ishte një pengesë për përpjekjet e Karzait që mandati i tij i dytë presidencial të jetë plotësisht operacional.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera donatore kanë bërë presion ndaj Karzait, që ta ketë të kompletuar administratën e tij, veçanërisht për shkak se më 28 të këtij muaji mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve për Afganistanin në Londër.
XS
SM
MD
LG